Arsenal është përforcuar në merkato. Klubi nga Londra ka zyrtarizuar afrimin e mesfushorit Kay Havertz nga skuadra e Chelsea. Bëhet fjalë për një marrëveshje, e cila parashikohet të jetë afatgjatë.
“24-vjeçari ka qenë një lojtar kyç në nivel klubesh dhe ndërkombëtar. Ai numëron 35 paraqitje për kombëtaren gjermane, duke shënuar 13 herë dhe duke përfaqësuar vendin e tij në dy turne të mëdhenj”.
Havertz u shpreh i lumtur për transferimin: “Është super emocionuese për mua të bashkohem me këtë klub të mrekullueshëm dhe të jem pjesë e familjes së Arsenalit. Ky klub ka një histori kaq të madhe dhe shpresoj se mund të arrijmë shumë gjëra”. Havertz luajti 3 sezone te Chelsea.