Asi argjentinas raportohet se karrierën do të vazhdojë në Arabinë Saudite.
Kampioni i Botës me Argjentinën, tashmë ka vendosur të ndahet me PSG-n në fund të këtij sezoni.
Messi është i lidhur me rikthimin në ish-klubin e tij, Barcelona, por sipas ‘Okaz Sports’ argjentinasi dhe Al-Hilal, kanë arritur marrëveshje për të gjitha detajet.
“Messi dhe Al-Hilal arrijnë marrëveshje për të gjitha detajet. Argjentinasi do t’i bashkohet skuadrës saudite nga PSG-ja”, shkruan Okaz Sports.
- Advertisement -
Pas Cristiano Ronaldos edhe Messi bëhet pjesë e futbollit të Arabisë Saudite.