Tregu i transferimeve për sulmuesit vazhdon të lëvizë lojtarë të rëndësishëm në të gjitha skuadrat në Europë, veçanërisht në Serie A.
Ndërsa presim të kuptojmë se cili do të jetë numri i ri “9” i Milanit, me Alvaro Morata në “pole position”, drejtuesit e kuqezinjve mund ta gjejnë veten të detyruar për ta hequr nga lista e objektivave një emër të ndjekur me ngulm gjatë këtyre javëve, Armando Broja.
Në fakt, sipas asaj që raportohet nga “Tuttosport”, largimi i Milik në Turqi, drejt Besiktasit më saktë, mund të zhbllokojë ardhjen e shqiptarit te Juventusi, i cili do t’ia kërkonte Chelsea në formë huazimi.
Për momentin, megjithatë, ende nuk është regjistruar ndonjë lajm i rëndësishëm dhe konkret në këtë drejtim, por kontaktet mjaft të shpeshta mes palëve mund të çojnë në përfundimin e negociatave më shpejt se sa mund të imagjinohet.