Kombëtarja e Argjentinës ka realizuar një paraqitje të mrekullueshme ndaj rivalit të përbetuar, Brazilit, duke e mposhtur 4-1 në një ndeshje të paharrueshme.
Edhe pa tre futbollistë të rëndësishëm si Lionel Messi, Lautaro Martinez dhe Angel Di Maria, argjentinasit dominuan plotësisht ndeshjen, me golat e Julian Alvarez, Enzo Fernandez, Alexis Mac Allister dhe Giovani Simeone. Goli i vetëm i Brazilit erdhi nga Matheus Cunha, por kjo ishte e pamjaftueshme për t’i ndaluar argjentinasit.
Me këtë fitore, Argjentina ka siguruar një biletë për Botërorin 2026 si lidere e renditjes, me 31 pikë, ndërsa Brazilit, me dhjetë pikë më pak, do t’i duhet të luftojë për një vend në kampionatin botëror përmes kualifikimeve të tjera.