Arbitrimi shqiptar nga dita në ditë po njeh rritje në skenën e futbollit europian e botëror. UEFA dhe FIFA ua ka besuar arbitrave shqiptarë drejtimin e shumë ndeshjeve në arenën ndërkombëtare.
Sërish të enjten, Enea Jorgji si kyresor, Denis Rexha e Ridiger Çokaj si asistentë dhe Eldorjan Hamiti si arbitër i katërt, do të vendosin drejtësi në ndeshjen e 1/8 finale të “Conference League”, Ajax-Aston Villa.
Ky takim do të startojë në orën 18:45 në stadiumin “Johan Cruijff Arena”. Pra, edhe arbitrat shqiptarë do të gjykojnë këtë fazë emocionuese dhe me eliminim direkt të “Conference League”.
Sukseset në arenën ndërkombëtare janë një vlerësim i madh për futbollin shqiptar dhe në veçanti për sektorin e arbitrimit, që kanë bërë një punë të madhe për të arritur në këto nivele.
- Advertisement -
Një tjetër lajm i mirë vjen edhe nga arbitret vajza. Në javën që sapo lamë pas, në Kategorinë e Parë debutuan dy asistente femra: Mirjeta Salla në ndeshjen, Bylis-Tomori dhe Edjena Kapxhiu në Flamurtari-Burreli.