Është konfirmuar nga klubi i Tottenham se Antonio Conte pritet të jetë jashtë fushës pasi po i nënshtrohet një operacioni për të hequr fshikëzën e tëmthit.
Italiani është diagnostikuar me kolecistit, një gjendje e cila shkakton skuqje dhe ënjtje të fshikëzës së tëmthit. Ai do të futet në operacion sot për të zgjidhur çështjen që i ka shkaktuar “dhimbje të forta”.
Është shumë e paqartë se për sa kohë Conte do të jetë jashtë fushës. Tottenhami do të presë Manchester Cityn këtë të dielën në Premier League.