Anglia ka publikuar listën e kualifikueseve Euro 2024 për ndeshjet kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut. Trajneri Southgate ka zgjidhur të gjitha dilemat, duke njohur tifozët me të gjithë të ftuarit për këto takime të rëndësishme. Në listë nuk është sulmuesi Raheem Sterling. Trent Alexander-Arnold, Leëis Dunk dhe Tyrone Mings u thirrën përsëri në kombëtare për ndeshjet kundër Maltës dhe Maqedonisë së Veriut. Portieri i Neëcastle United, Nick Pope, mungon në listë sepse do t’i nënshtrohet një operacioni në dorë. Eberechi Eze është ftuar për herë të parë në kombëtare, pas paraqitjeve fantastike me skuadrën e Crystal Palace. “3 luanët” kanë grumbulluar 6 nga 6 pikë të mundshme në 2 ndeshke. Anglia gjendet në një grup kualifikuesesh me Italinë, Maqedoninë e Veriut, Ukrainën dhe Maltën.
Porta: Sam Johnstone (Crystal Palace), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Arsenal)
Mbrojtja: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Lewis Dunk (Brighton & Hove Albion), Marc Guehi (Crystal Palace), Harry Maguire (Manchester United), Tyrone Mings (Aston Villa), Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kieran Trippier (Newcastle United), Kyle Walker (Manchester City)
Mesfusha: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Eberechi Eze (Crystal Palace), Conor Gallagher (Chelsea), Jordan Henderson (Liverpool), Kalvin Phillips (Manchester City), Declan Rice (West Ham United)
- Advertisement -
Sulmi: Phil Foden (Manchester City), Jack Grealish (Manchester City), Harry Kane (Tottenham Hotspur), James Maddison (Leicester City), Marcus Rashford (Manchester United), Bukayo Saka (Arsenal), Callum Wilson (Newcastle United)