Anglia i ka nisur me fitore të rëndësishme kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2024.
“Tre Luanët” triumfuan 1:2 në udhëtim ndaj Italisë, në duelin që u zhvillua në stadiumin “Diego Armando Maradona” në Napoli.
Declan Rice kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 13-të të ndeshjes.
Ndërsa, Harry Kane e dyfishoi epërsinë në minutën e 44-të pasi e shndërroi në gol penalltinë.
- Advertisement -
Me këtë gol, Kane u bë golashënuesi më i mirë në histori të Anglisë me 54 gola, duke e kaluar Wayne Rooneyn.
Mirëpo, krejt qka kanë arritur Italianet ishte goli i vetëm i realizuar nga Retegui në minutën e 56-të të takimit.
Andaj, Anglia tani ka tri pikë, dhe kryeseson në tabelë.