2 pikë të lëna në këtë formë, pas një goli në minutën e 95-të, i ka lënë një shije të hidhur trajnerit Carlo Ancelotti, fakt që italiani nuk e fshehu në konferencë për shtyp:
“Është e vështirë të pranosh një barazim të tillë në një kohë kur je kaq pranë fitores. Atletico është një rival i fortë, me cilësi. Goli i tyre erdhi në minutën e fundit, është për të ardhur pasi po e kontrollonim mirë lojën dhe ishim kaq pranë fitores”, u shpreh Ancelotti në për mediat.
Një nga protagonistët e këtij derbi të zjarrtë ishte portieri Courtois, festa e këtij të fundit poshtë tifozëve të Atleticos solli reagimin e këtyre të fundit duke bërë që ndeshja të ndërpritej për disa momente, detaj ku u ndal edhe Diego Simeone në konferencë për shtyp: “Nuk është e drejtë, por ne si protagonistë nuk e ndihmojmë aspak situatën kur provokojmë njerëzit, njerëzit më pas mërziten dhe reagojnë. Ne duhet të jemi të qetë, ne mund të festojmë, por jo duke iu drejtuar tifozëve, nuk është e drejtë”, u shpreh Diego Simeone, duke i kujtuar Courtois sjellin e tij edhe kur ishte pjesë e Atletico Madrid, në atë kohë u godit në kokë nga tifozët e Realit.