Carlo Ancelotti pati paralajmëruar tashmë se do të kishte edhe një herë puro në festëm e titullit. Imazhi ikonik i italianit u përsërit në autobusin e festimit të titullit, si në rastin e triumfit në La Liga 2021-2022, kur pozoi me puro dhe syze dielli moderne.
Me këtë rast, Camavinga-s i është bashkuar Vinícius, Alaba, Militao dhe Rodrygo, në një fotografi të bukur që tregon gjendjen e lumturisë në të cilën ndodhen tifozët e Real Madridit. Futbollistët i janë bashkuar pjesërisht estetikës së “Carlettos”.
Të gjithë futbollistët kanë pozuar me syze dielli, por nuk kanë guxuar me puro. Në ballkonin e “Puerta del Sol’ pamë një Ancelotti mjaft të animuar, i cili mes festimeve dhe fjalimeve këndonte himnin e “Décima” me tifozët madrilenë.
Perla e fundit e trajnerit italian ishte tek shatërvani i “Cibeles” për të përmbushur një ëndërr, siç tha: “Dua të kërcej me Eduardo Camavinga”. Dhe kështu bëri. Lojtari francez dhe trajneri filluan të kërcejnë së bashku para trofeut të La Liga-s dhe më pas organizuan një “konga”, ku u bashkuan të gjithë bashkëlojtarët e tyre.