Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, thotë se fokusi i lojtarëve të tij është plotësisht në finalen e Kupës së Mbretit që luhet sot dhe jo në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn.
Gjigantët spanjollë presin Cityn në ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale të martën e ardhshme.
Por ata kanë shansin për të fituar një trofe para kësaj sfide, kur të përballen me Osasuna në Sevilje.
Ancelotti u shpreh se “Ne do të dalim atje pa menduar se çfarë po ndodh të nesërmen”. Ne do të dalim në fushë me gjithë energjinë tonë për të fituar një tjetër titull. Prandaj, lojtarët janë të motivuar dhe shpresojë se gjithçka do jetë në favorin tonë.
- Advertisement -
Garat e Kupës janë vendimtare për Real Madridin duke qenë se ata janë 14 pikë prapa liderit Barcelona në La Liga, ku kanë pak gjasa të fitojnë titullin në La Liga.
Ancelotti, i cili për herë të fundit fitoi Kupën e Mbretit me Real Madridin në vitin 2014. Atij i skadon kontrata në fund të sezonit dhe thotë se po e trajton finalen e së shtunës sikur të ishte e fundit për të.
“Të luash një finale është gjithmonë emocionuese, gjithmonë mendoj se para një finaleje, personalisht, mund të jetë e fundit”, u shpreh Ancelotti në konferencë për media./Kospress/