Carlo Ancelotti dhe Pep Guardiola do të takohen sërish të mërkurën, më 17 maj, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Dy trajnerët më të mirë në botë, edhe pse asnjëri prej tyre nuk e konsideron veten të tillë, do të përballen me njëri-tjetrin për finalen e Stambollit. E vërteta është se të dy kanë statistika kurioze kur sfidohen në Champions League.
Ndërsa në Premier League, Ancelotti nuk ishte asnjëherë i aftë ta mundte Guardiolën kur u përball me City (sa ishte në stolin e Evertonit), në Champions League situata është krejt e kundërt.
Ancelotti dhe Guardiola janë përballur 5 herë në Champions League dhe bilanci është i favorshëm për italianin: 3 fitore, një barazim dhe një humbje. Në vitin 2014, kur Ancelotti ishte në stolin e Real Madridit (herën e parë) dhe Guardiola në atë të Bayern Munich, skuadra e bardhë eliminoi bavarezët me rezultat të përgjithshëm 5-0 në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Në atë edicion, fitorja 4-0 që Real Madridi mori në Mynih do të mbetet gjatë në memorien e këtij kompeticioni.
Sezonin e kaluar ata u takuan sërish në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. City i Guardiolës fitoi ndeshjen e parë 4-3, por Real Madridi bëri përmbysjen epike dhe historike, fitoi 3-1 në “Bernabeu” (po humbte 1-0 deri në minutën e 90-të), për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve.
- Advertisement -
Tani, Ancelotti dhe Guardiola do të takohen sërish në gjysmëfinale. Në ndeshjen e parë të luajtur në “Bernabeu” u regjistrua barazimi 1-1 , edhe këtë të mërkurë do të luajnë për të siguruar finalen e Champions League. Diçka për të cilën Ancelotti e ka penguar Guardiolën në dy raste.