Karim Benzema vendosi të largohet nga Reali. Ai mbërriti në Madrid në vitin 2009 nga Lyon, si 21-vjeçar, për një dëmshpërblim prej 35 milionë eurosh.
Në 14 sezone në Real, ai fitoi 25 trofe me klubin (aq sa kishte fituar Marcelo), duke përfshirë pesë Liga të Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.
Ende nuk është konfirmuar zyrtarisht se ku do të vazhdojë karrierën sulmuesi francez pas përfundimit të kontratës me Realin, por me siguri se do të jetë Etihad, klub ky që i ofroi 400 milionë euro për dy edicione.
“Kush do të refuzonte 400 milionë euro”, thuhet se u tha Benzema bashkëlojtarëve të tij. Ai në Real kishte një pagë bruto vjetore prej 24 milionë eurosh.
- Advertisement -
Benzema shënoi në ndeshjen e tij të fundit me fanellën e bardhë. Ai shënoi nga penalltia në minutën e 72-të ndaj Athletic Bilbaos dhe menjëherë pas kësaj kaloi në bankinë nën brohoritjet e tifozëve.
Pas ndeshjes, trajneri Carlo Ancelotti komentoi vendimin e Benzemas për t’u larguar. “Jam i habitur… Ishte momenti i fundit. Dje u stërvit normalisht dhe sot në mëngjes na tha se po largohej. Nuk mund të jemi të lumtur, por duhet të respektojmë vendimin e tij. Ky vendim është pjesë e një procesi personal. Ai arriti gjëra të pabesueshme dhe të paharrueshme në Real”, tha Ancelotti, teksa konfirmoi se do të vazhdojë ta drejtojë Realin.