Racizmi mbetet ende pjesë e futbollit, pavarësisht zhvillimit. Së fundmi, tifozët e Valencias ofenduan gjatë gjithë sfidës me Real Madrid sulmuesin Vinicius Junior, duke shkaktuar kështu reagimin e të gjithëve. Në mbështetje të Vinicius kanë dalë shumë lojtarë të mëdhenj, ndërsa vlen të theksohen fjalët e trajnerit të Los Blancos, Carlo Ancelotti. “Ai ka qenë dhe është viktimë e asaj që po ndodh.
Tifozët sillen në mënyrë të pametë dhe, meqë ra fjala, kur flas për Mestalla nuk i referohem 46 mijë tifozëve, por një grupi që ka bërë shumë keq me ato veprime. Si në Mallorca, Valladolit, është zakon.Përtej racizmit, duket zakon të ofendosh. Ajo që tha Xavi më duket shembullore. Pse i normalizojmë fyerjet në futboll? Më akuzuan se nuk isha i lezetshëm, por më tepër më thanë se isha memec. Edhe përse? Është gjithashtu e patolerueshme të ofendosh. Duhet të ndalet. Pas krahëve të thonë fjalë nga më të rëndat.E gjithë kjo duhet të ndalet, të marrë fund. Spanja nuk është raciste, por ka racizëm në Spanjë dhe duhet të ndryshojë” – tha Ancelotti. I ashpër në fjalët e tij ishte Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez.
“Dua të njoftoj se Real Madrid nuk do të tolerojë më incidente raciste me lojtarët tanë. Për ta bërë këtë, struktura e arbitrazhit duhet të ndryshohet në mënyrë që viktima e krimit të mos mbajë përgjegjësi, siç po ndodh tani”, tha Perez.