Në Spanjë flitet më saktë kush do të jetë pasuesi i Carlo Ancelottit, pasi në këtë pikë janë të sigurt, në fund të këtij sezoni italiani do të largohet nga Real Madrid. Ancelotti ka shprehur dëshirën e tij për të vijuar në krye të Realit, por me sa duket stafi drejtues ka nisur punën për të gjetur zëvendësuesin e tij.
Sipas mediave spanjolle, në majën e listës së dëshirave është një ikone e këtij klubi, Raul Gonzales Blanco, aktualisht trajner i akademisë.
Prej vitesh një emër fiks në Madrid është edhe Pochettino, një dëshirë e vjetër e presidentit Perez. Tekniku argjentinas është i papunë, do pranonte me kënaqësi të drejtonte në Madrid. Një tjetër emër i madh është edhe Thomas Tuchel, gjithashtu i papunë.
Nuk mund të mungojnë në listën e dëshirave edhe dy emra të tjerë, Zinedine Zidane dhe Jose Mourinho. Në lidhje me Carlo Ancelottin, të gjithë rrugët e dërgojnë në krye të Brazilit në përfundim të këtij sezoni.