Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka thënë që Marcus Rashfordi dhe Alejandro Garnacho duhet të luftojnë për një vend te Djajtë e Kuq.
Këtë e tha pasi la jashtë dyshen për përballjen që ata e fituan ndaj Manchester Cityt të dielën në Premier Ligë.
“Javë e re, jetë e re, nëse stërviten mirë do të garojnë për një vend në skuadër”, ka thënë Amorimi.
“Ne kemi nevojë për Rashfordin dhe Garnën. Nuk ka qenë çështje e disiplinës”.
- Advertisement -
“Ne duhet t’i përmirësojmë standardet tona brenda dhe jashtë fushës”.