Sulmuesi i ri i Milanit, Alvaro Morata thotë se u nda nga gruaja e tij Alice Campello sepse ajo nuk donte të transferohej në Itali.
“Ne kemi ende një raport të shkëlqyer”, theksoi ai.
31-vjeçari, këtë e shpjegoi në një intervistë për programin televiziv spanjoll De Corazon.
Dyshja njoftuan papritur ndarjen javën e kaluar me deklarata të veçanta në Instagram.
- Advertisement -
“Jam i shkatërruar, por betohem që nuk e kam tradhtuar kurrë. Ajo është gruaja më e rëndësishme e jetës sime”, ka shpjeguar Morata, shkruan Football-italia.net, përcjell Klankosova.tv.
“Alice donte të qëndronte në Spanjë dhe nuk donte të lëvizte më. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme, ne ende kemi një raport të shkëlqyer për mirëqenien e katër fëmijëve tanë. Nuk do të ketë asnjë mendim të dytë”.
Morata, një ish- sulmues i Juventusit, iu bashkua Milanit nga Atletico Madrid për 13 milionë euro këtë verë.
Sulmuesi spanjoll dhe ish-gruaja e tij Alice Campello e njihnin njëri-tjetrin gjatë periudhës së parë të Moratas në Juventus në 2014-15 dhe u martuan në qershor 2017.