Klubi futbollistik Drenica bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me drejtuesit e FC Prishtina, për transferimin e portierit Gjokaj në kryeqytet.
Portier 18 vjeçar Gjokaj, i lindur në Skenderaj, ishte portier i KF Drenica dhe Përfaqësueses së Kosovës i të gjitha kategorive, duke filluar nga U15 dhe deri në U21. Ai ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin më të madh në vend, FC Prishtina.
Gjoka në deklaratën e tij u shpreh i lumtur që ka nënshkruar me skuadrën më të madhe të Kosovës, duke theksuar se nuk i frikësohet konkurrencës, për numrin një në portën e Prishtinës.