Alcaraz triumfoi me një rezultat të pastër 3:0 në sete, duke fituar 6:2, 6:2 dhe 7:6. Seti i fundit u vendos në “tiebreak”, me Alcarazin që fitoi 7:4.
Kjo ishte hera e dytë që Alcaraz fiton një trofe Grand Slam në Wimbledon, duke e bërë atë tenistin më të ri që e fiton këtë turne dy herë rresht. Njëzet e një vjeçari kishte fituar ndaj Gjokoviqit edhe para dymbëdhjetë muajsh.