Xhudisti kosovar, Akil Gjakova e ka filluar në mënyrë fantastike garën në Grand Slamin që po mbahet në Antalia të Turqisë.
Gjakova triumfoi në raundin e parë ndaj meksikanit Gilberto Cardoso me Waza-Ari, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Në raundin e dytë, Gjakova do të përballet me ukrainasin, Vladyslav Kazimirov.
Ndryshe, sot do të ndeshet edhe Dardan Cena, në të njëjtën kategori.