Kombëtarja shqiptare do të ketë mbështetjen e tifozëve në ndeshjen me Moldavinë.
Deri tani mësohet se janë shitur më shumë se 13.000 bileta dhe llogaritur kapacitetin e stadiumit që shkon deri në 21.500 vende, gjatë orëve të fundit stadiumi mund të plotësohet në pjesën dërrmuese për të kompletuar një tablo të rëndësishme për sfidën e së shtunës.
Në stadium do të jenë të pranishëm edhe disa fraksione të vecanta të tifogrupeve vendase dhe Tifozët kuqezi që si përherë do të jenë pjesa më e zhurmshme e tifozerisë që kërkon fitoren e parë në një grup të komplikuar ku mundësitë janë të mëdha për të siguruar biletën e Euro 2024.