Pas disa orë intervistomi nga organet kompetente, Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Por, pasi ishte intervistuar, Kreu i FFK-së kishte pretenduar se ka probleme shëndetësore, ku më pas është dërguar me autoambulancë në QKUK, gjithmonë nën shoqërimin e Policisë së Kosovës.
“Policia e Kosovës me datë 21.03.2023, i kishte lënë ftesë zyrtare kreut të FFK-së, që sot (22.03.2023) të paraqitet në stacion policor për intervistim. Bazuar në ftesën zyrtare, i njëjti është paraqitur në stacion policor dhe është duke u intervistuar, tha Krasniqi.
Po ashtu, Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se do të mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media.
- Advertisement -
“Ju njoftojmë se sot në orën 16:30 në hotel “Emerald” mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media”, thuhet në njoftimin e FFK-së.