Skuadra italiane, AC Milan, e ka nisur sezonin me një trofe të fituar.
Kuq e zinjtë e qytetit italian të modës, mposhtën Monzën 3-1, duke fituar trofeun ‘Berlusconi’, në nderim të ish-presidentit të ndjerë të të dyja këtyre skuadrave, Silvio Berlusconi.
Në këtë ballafaqim, ‘rosonerët’ prezantuan në San Siro edhe tre përforcimet e tyre, Alvaro Morata, Strahinja Pavlovic dhe Emerson Royal, njofton Klankosova.tv.
Alexis Saelemaekers krijoi avantazhin e parë, 1-0 në minutën e 11, epërsi kjo e cila u shkri 23 minuta më vonë, kur Daniel Maldini (djali i legjendës së Milanit, Paolo Maldinit) barazoi shifrat.
- Advertisement -
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.
Me të filluar e dyta, pas dy minutave, Luka Joviq kaloi Milanin sërish në avantazh, derisa rezultatin përfundimtar e vendosi Tijjani Reijnders, raporton Klankosova.tv
Ndonëse jo zyrtar, ky është trofeu i parë i milanezëve që kur u shpallën kampion të Italisë, në edicionin 2021/2022.