Kjo javë mund të jetë vendimtare për Romelu Lukakun. Agjenti i tij është në Itali për të mbyllur marrëveshjen me Interin për transferimin e tij në Milano.
Londinezët e Chelsea-t nuk pranojnë asnjë ofertë tjetër me të ulët se 45 milionë euro, shumë kjo e pa logjikshme nga drejtuesit zikaltër, megjithatë ata janë gati që të bëjnë dhe përpjekën e fundit.
Zikalëtrit propozojnë huazimin me detyrim blerjeje për shumën 35 milionë euro. 5 tani dhe 30 vitin e ardhshëm. Nga ana tjetër Chelsea e josh oferta e Al Hilal, që ishte i gatshëm të paguante 50 milionë euro për Lukakun.
Megjithatë, avokati Ledure ishte i vendosur se dëshira e lojtarit belg është vetëm Inter dhe nuk ka ndërmend të marrë në konsideratë asnjë klub tjetër. Madje për këtë futbollisti pranoi dhe të ulë pagën e tij nga 8.5 milionë euro që merr aktualisht në sezonin me 7.5 milionë euro.
- Advertisement -
Klubi milanez nga ana e tij i ka ofruar lojtarit një kontratë katërvjeçare, deri në vitin 2027. Për momentin Lukaku qëndron në Sardenjë ku po kalon pushimet e tij, duke u stërvitur intensivisht çdo ditë. Trajneri Pocetino e kërkon në skuadër me rifillimin e përgatitjeve për sezonit të ri. Mbetet për t’u parë se çdo të vendosë belgu për të ardhmen e tij.