Sot u varros reperi Mentor Palokaj, vdekja e të cilit tronditi të dielën opinionin publik.
I pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij ishte edhe reperi i njohur shqiptar Unikkatil, artisti, emri i vërtetë i të cilit është Viktor Palokaj.
Ai dukej tejet i emocionuar e i prekur teksa përcillte vëllanë për në banesën e fundit.