Ditet e fundit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania janë po aq emocionuese sa gjithmonë, ndërsa banorët po shijojnë momentet e fundit të qëndrimit të tyre në shtëpi. Disa prej tyre janë parë duke kënduar, dhe një nga momentet më të spikatura ka qenë ai i Gjestit, i cili, ndërsa shijonte një çast në oborr, interpretonte një nga këngët më të njohura të reperit Unikkatili.
Në një moment, ai shprehu admirimin për artistin duke thënë: “Është i pavdekshëm ai njeri o vëlla, Tupac i Kosovës e i Shqipërisë.” Kjo deklaratë ka shkaktuar një reagim të menjëhershëm nga grupi The Bloody Alboz, i cili ka nxitur fansat e Gjestit të mbështesin atë deri në fund të garës.
Faqja zyrtare e grupit ka shpërndarë një apel, duke ftuar fansat të votojnë për Gjestin për t’i siguruar fitoren. “Mbështetje krejt kush ka mundësi me vota me e fitu këtë Big Brother,” shkruhet në postimin e tyre.
- Advertisement -
Gjesti, i cili do të qëndrojë 184 ditë i izoluar deri në finalen e madhe më 19 prill, është një nga banorët më të komentuara të edicionit të këtij viti, duke lënë një impakt të dukshëm në publik dhe fansa.