Në fillim të këtij muaji, Enca ka konfirmuar edhe romancën e saj të re që ngjalli shumë reagime raciste tek njerëzit në rrjete sociale. Shumë nga përdoruesit e rrjeteve sociale kanë reaguar rëndë duke kritikuar zgjedhjen e këngëtares dhe etnicitetin e të dashurit të ri. Ajo po shijon romancën me partnerin e saj nga Afrika, zhvillim që fatkeqësisht ngjalli diskutim në rrjet marrë shkas që ne si shoqëri, ende kemi probleme të patejkaluara me racizmin.
E gjendur mes kësaj situate me përplot komente, Enca ka vendosur të reagojë. Ajo i ka thënë dy fjalë përmes Instagramit. Ky ishte edhe reagimi i parë i këngëtares.
“Pse i bardhë, pse i zi. Pse i huaj, pse malok. Pse plak, pse i ri. Pse të pasur, pse të varfër. Më pak urrejtje. Më shumë dashuri. Ju premtoj që jeta është shumë e bukur kur e jeton për veten”, është shprehur ajo.
Duket se ajo po vazhdon të marr edhe shumë mesazhe raciste në inbox-in e saj dhe ka vendosur të reagojë sërish.“Më mirë me një dhunues, sesa me një të huaj apo? Në djall mentaliteti juaj”, ka shkruar këngëtarja.
- Advertisement -
Më tej ajo ka vazhduar edhe të ekspozojë disa nga mesazhet që ka marrë në të cilat edhe i është përgjigjur dërguesit.