Lumbardh Salihu dhe Alby janë afruar shumë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova.
Gjatë darkës së të nominuarve, Lumi u përball me një pyetje mjaft provokuese, e cila është bërë nga publiku.
“Nëse do të fillosh të kesh ndjenja për Albyn, a do të pengonte e kaluara e saj që të krijosh lidhje?”, ka qenë pyetja drejtuar atij.
Dhe i njëjti u përgjigj duke se profesioni i saj si aktore e filmave për të rritur, nuk do të ishte aspak një pengesë për të krijuar lidhje.
- Advertisement -
“I vlerësoj njerëzit që kanë pasur një të kaluar të jashtëzakonshme dhe guxim për të bërë revolucion, është e drejta e secilës femër me bë diçka. Ne si meshkuj s’kemi të drejt me i paragjyku. E kaluara kurrë s’ka me pas për mua vlerë, ajo e ka ushqyer familjen e vet me atë punë”, ka thënë pos tjerash Lumbardhi.