Xhensila Myrtezaj dhe Noizy e kanë gati projektin e dytë muzikor.
Ata janë parë bashkë në studion e Elgit Dodës, producenti i cili është përkujdesur për këngën e tyre, njofton Klankosova.tv.
Këtë e ka zbuluar vetë Xhensila e cila ka publikuar fotografi nga ambienti, ku shihen Noizy dhe Elgiti.
“Netët e vona. Së shpejti”, ka shkruar këngëtarja duke mos zbuluar detaje të tjera, njofton Klankosova.tv.
- Advertisement -
Ndryshe, bashkëpunimi i tyre i parë me titull “Edhe një natë”, ka qenë shumë i suksesshëm.