Menaxheri i Gjestit ka reaguar përmes një postimi në “Big Brother Vip Fan Club”, duke sqaruar disa nga spekulimet që kanë qarkulluar në mediat sociale dhe ato tradicionale lidhur me jetën private të artistit.
Ai ka theksuar se Gjesti nuk ka qenë asnjëherë i martuar dhe as nuk ka pasur një lidhje bashkëjetese, duke i hedhur poshtë informacionet e përhapura në media.
Sipas menaxherit, Gjesti ka pasur një lidhje të gjatë me një vajzë, e cila ka qenë subjekt i shumë thashethemeve në rrjet, por kjo marrëdhënie ka përfunduar kohë më parë dhe që atëherë ai nuk ka pasur më kontakt me të.
Menaxheri ka shtuar se Gjesti është një djalë me vlera dhe norma të forta, që i qasët jetës në mënyrë të matur dhe të përgjegjshme, duke pasur si qëllim të shmangë çdo lëndim të mundshëm për të tjerët.
- Advertisement -
Ai ka theksuar se vetëm vetë Gjesti di çfarë ka në zemër, dhe nëse ai është i lumtur me Egli, familja dhe ai do ta mbështesin gjithmonë në çdo hap që do të marrë.
Përshendetje Fan Club!
Si fillim dua të falenderoj të gjithë mbështetësit e Gjestit që e përkrahin në çdo moment. Duke qenë në qendër të vëmendjes ka patur shumë komente dhe thashetheme të ndryshme rreth tij në rrjet, por edhe në portalet të ndryshme.
Nisur nga këto, dua të qartësoj se Gjesti nuk ka qenë ndonjëherë i martuar, madje as nuk ka bashkëjetuar.
Ka patur një lidhje të gjatë me vajzën në fjalë, që është përfolur shumë në rrjet por nuk ka qenë një marrëdhënie serioze siç është aluduar në media.
Marrëdhënia e tyre sot i përket të shkuarës dhe Gjesti nuk ka më kontakt me vajzën në fjalë.
Gjithashtu është komentuar që Gjestin e mundon diçka në lidhje me historinë e fundit dhe prandaj nuk po vepron me Eglin, por unë di të them që Gjesti është djalë me norma dhe vlera dhe dëshiron që t’i marrë gjërat shtruar për të qenë i sigurt dhe për të mos lënduar askënd.
- Advertisement -
Vetëm Gjesti e di çfarë ka në zemrën e tij, por nëse lumturia e tij është Egli, unë jam i pari që e mbështes, e sigurt edhe familja e tij.