Një emër shumë i njohur i bashkohet faqes me përmbajtje pornografike me pagesë “OnlyFans”. Aida Jespika, modelja venezueliane e lidhur ngushtë me botën e futbollit, tashmë ka hapur llogari atje dhe po tërbon ndjekësit e saj edhe pa nisur ende postimet.

Modelja fitoi famë në Itali duke pozuar edhe për “Playboy”, ndërsa në të kaluarën ka qenë e lidhur me ish-mbrojtësin e Italisë, Mateo Ferrari, si dhe ish-futbollistin gjerman Mesut Ozil. Historia me këtë të fundit u bë objekt talljesh për shumë kohë, pasi presidenti i Realit, Florentino Perez, deklaroi se rënia e formës së lojtarit ishte si pasojë e faktit që merrte avion privat për të shkuar për ta takuar vazhdimisht në Itali.
