Dy ditë më parë, gjatë mesnatës, profili i Luiz Ejllit u zhduk nga Instagrami. Duke qenë se kjo i kishte ndodhë disa herë që profilet e tij hasen me probleme të tilla, fansat e këngëtarit duket se u shqetësuan.
Ditën e djeshme profili i tij u hap sërish, por reagimi i parë i Luizit erdhi pak çaste më parë.
Përmes një videoje në Instastory, Luizi ju kërkon mbështetësve të tij të mos shqetësohen, pasi mbyllja e Instagramit erdhi si pasojë e ngarkesës. Në përfundim ai shprehet se tani gjithçka është në rregull dhe nuk rrezikon më mbylljen e profilit.