Pas suksesit të bashkëpunimit të tyre muzikor, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj janë komentuar gjerësisht nga publiku si një nga dyshet më të pëlqyera në skenën shqiptare. Kënga e tyre u prit me entuziazëm dhe shënoi sukses të menjëhershëm në platformat muzikore, duke forcuar edhe më tej interesimin e publikut për raportin e tyre përtej muzikës.
Në një intervistë të fundit, reperi nga Prishtina ka komentuar për herë të parë lidhur me marrëdhënien që ka me këngëtaren. Ai ka theksuar se bashkëpunimi me Xhensilën është ndërtuar mbi respekt të ndërsjellë dhe një energji të veçantë që i ka shoqëruar gjatë gjithë punës së tyre.
“Mes meje dhe Xhensilës ka pasur gjithmonë një energji shumë pozitive, kemi ndjerë një kimi të fortë në bashkëpunim”, është shprehur Ledri, duke nënvizuar se raporti mes tyre është mbi të gjitha profesional dhe i ndërtuar mbi vlerat artistike që ndajnë.
Ky reagim vjen pas thashethemeve të shumta që kanë qarkulluar në media dhe rrjete sociale mbi natyrën e afërsisë mes tyre, por Ledri ka preferuar ta vendosë fokusin te muzika dhe përvojën e përbashkët si artistë.