Menaxheri i njohur i VIP-ave, Xhani Demika, ka folur në emisionin “Trotuar” në “E Diell”, ku ka dhënë disa detaje interesante për menaxhimin e këngëtarëve dhe jetën e natës. Sipas tij, ka më shumë menaxherë djem për shkak të natyrës së punës, që kërkon udhëtime dhe kontakt me botën e natës.
Në një moment të bisedës, moderatorja Nevina Shtylla e ngacmoi Demikën, duke e pyetur nëse artistët e njohur janë shpesh të shoqëruar. Demika përgjigjej me humor: “Po”, dhe shtoi me të qeshur: “Prandaj nuk ma lënë të hy në Big Brother, se kanë hall se u nxjerr të palarat”.
Biseda vazhdoi me një pyetje të drejtpërdrejtë për marrëdhëniet e menaxherëve dhe artistëve me ndjekësit e tyre. Demika konfirmoi se ka një marrëdhënie të ngushtë dhe të hapur, dhe tha se ndjek informacionin e gjithçkaje që lidhet me jetën e artistëve të tij, duke shtuar se “di gjithë tellallët”.
Në lidhje me Gjestin, Demika shpjegoi se ata kanë pasur një marrëveshje me këngëtarin gjatë pjesëmarrjes së tij në “Big Brother”, ku ai ka performuar ekskluzivisht në klubet që ai menaxhon. Për kontratat e Gjestit, Demika tha se ata nuk kanë pasur një kontratë formale, por se performancat e tij kanë qenë jashtëzakonisht të suksesshme.
- Advertisement -
Kur u pyet nëse Gjestin ka marrë një pagë prej 15 mijë eurosh për performancën e tij, Demika nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë: “Nuk e di, merret ekonomisti”.