Se shoqëria e Santianës dhe Albës nuk është ajo që e patën për rreth 80 ditë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, kjo tashmë dihet!
Gjithçka u vulos nga ftohtësia që reflektuan në natën e finalës kur dy vajzat as nuk u përshëndetën me njëra-tjetrën.
Për më tepër, ato më as nuk ndiqen në rrjete sociale.
Por çka realisht ndodhi mes vajzave dhe ku qëndron problemi?
- Advertisement -
Prive.al merr vesh se gjithçka ka nisur pas daljes së Santianës nga shtëpia.
“Santiana është zhgënjyer tepër shumë nga Alba. Ajo pasi doli e kuptoi që shoqja e saj nuk e ka përkrahur sa duhet. Santiana i ka përcjellë intervistat ku nuk e ka përmendur dhe është njoftuar që nuk është nxjerrë në asnjë postim nga Alba përgjatë kohës sa ajo ishte brenda”, shprehet burimi për Prive.al.
Për më tepër, është e sigurtë që për të shkëputur marrëdhëniet, vendimi ka qenë ekskluzivisht i Santianës.
Përpara nisjes për në Kanada, Alba nuk ka vonuar duke darkuar bashkë me Bucin dhe Veronën, “armiqtë e përbetuar” të Santit. /Prive.al