Joz Marku ka tërhequr vëmendjen e madhe pas përjashtimit të tij nga Big Brother VIP Albania, pas ofendimit të rëndë që i bëri Gjestit gjatë një debati pas spektaklit.
Në këtë përballje, Jozi përdori fjalë të papranueshme, të cilat shkaktuan një reagim të fuqishëm nga publiku dhe figura publike të njohura. Kjo ka sjellë një debat të gjerë mbi sjelljen e tij.
Në përgjigje të kritikave, Jozi kërkoi falje publike dhe shprehu keqardhje për fjalët e tij, duke ndjerë nevojën të kërkojë ndihmë dhe të tregojë respekt ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit. Për të treguar përkushtimin për të përmirësuar situatën, Jozi ka filluar të ndjekë llogarinë e Gjestit në Instagram.