Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Iliriana ka ftuar të gjithë banorët e tjerë që të kërcejnë me rastin e ditëlindjes së Blerandos.
Kësisoj, atmosfera është elektrizuar, derisa banorët kanë kërcyer pafund – e më i lumturi mes tyre, dukej se ishte Blerando, i cili po e shijonte festën e tij të ditëlindjes.
Një ditëlindje në shtëpinë e “Vëllait të Madh”, ndodh një herë në jetë – prandaj, Blerando nuk mund të uronte për surprizë më të madhe, sesa të kremtonte 25-vjetorin e lindjes në Big Brother VIP Kosova.