Golden Globes u rikthyen duke mbledhur yjet e momentit, një ceremoni e cila zakonisht shërben si një sprovë për ata që mund të marrin një çmim Oscar në mars.
Triumfuesit e mbrëmjes ishin shumë, por disa fituan më shumë se të tjerët!
Banshees of Inisherin mori tre çmime të mëdha. Filmi fitoi çmimin si filmi më i mirë komedi dhe atë për skenarin më të mirë, si dhe çmimin për aktorin më të mirë të komedisë, aktorin irlandez Colin Farrell.
Filmi autobiografik i Steven Spielberg, The Fabelmans, ishte gjithashtu një nga fituesit e mëdhenj, duke fituar çmimin si filmi më i mirë dramatik. Spielberg u shpall gjithashtu edhe regjisori më i mirë.
- Advertisement -
Edhe House of the Dragon dhe komedia satirike The White Lotus ishin ndër fituesit në kategoritë televizive.
Aktori më i mirë ishte Austin Butler fitoi për performancën e tij në filmin për “Elvis Presleyn” të Baz Luhrmann.
Fituesit e tjerë që nuk ishin në ceremoni përfshinin edhe Zendaya, e cila fitoi si aktorja më e mirë për dramën televizive Euphoria.
Angela Bassett ishte aty për të pranuar çmimin e aktores më të mirë në rol dytësor për interpretimin e saj në Wakanda Forever dhe përdori fjalimin e saj për të nderuar yllin e ndjerë të Black Panther Chadwick Boseman.
Fitues të tjerë të aktrimit në kategoritë televizive përfshinin Jeremy Allen White të The Bear dhe Julia Garner të Ozark.