Pak orë më parë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka ardhur një Zarf i Zi, ku Vëllai i Madh ka marrë një vendim drastik. Jozi përjashtohet nga gara.
Laerti ka lexuar zarfin e zi ku shpjegohet arsyeja e përjashtimit të banorit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Për shkak të diskriminimit fyerjes dhe vlerës si popull, për shkak të disrespektit ndaj bashkëkombësve tanë, gjë të cilën e ka bërë Jozi mbrëmjen e djeshme në një debat me Gjestin, ai është përjashtuar.
Teksa Laerti lexoi pjesën që Jozi nuk do të jetë më pjesë e garës, Gjesti dhe Egli bërtitën nga gëzimi dhe duartrokitën.
Ndërkohë pas leximit të Zarfit të Zi në shtëpi kanë nisur debatet e shumta. Gjesti është ndjerë i gëzuar me këtë vendim të Vëllait të Madh dhe shprehet:
- Advertisement -
“Ka masa për çdo send. Ka masa Joz, Vëllai i Madh. A po e sheh, edhe populli a po mendon se do ta falë këtë fjalë. A je duke menduar? A të kam kallëzuar diçka. Je çuar peshë me këtë fjalor, nuk thirret askush. Ti ndoshta e ke babin në UÇK e babai im ka luftuar, nuk thuhet ashtu. Se kopil e di shumë mirë se ça domethënë, je i dëbuar, nuk ke as nënë e as babë tëndin”.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për mos kërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës. /Elidona Syla/