Pas përfundimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, fituesi Gjesti dhe këngëtarja Egli janë shfaqur bashkë në publik vetëm në raste të rralla, duke zgjedhur të ruajnë privatësinë rreth raportit të tyre.
Së fundmi, zërat për një vizitë të përbashkët të tyre në Prishtinë janë konfirmuar nga një mikeshë e ngushtë e Eglit, e cila ka pohuar se dyshja ndodhet aktualisht në Kosovë.
“Po, Egli është në Prishtinë së bashku me Gjestin. Kjo udhëtim nuk është i rastësishëm,” ka thënë ajo për mediat, pa dhënë më shumë detaje mbi arsyet apo qëllimin e vizitës.
Kjo është një ndër paraqitjet e para të çiftit jashtë Shqipërisë që nga dalja nga BBVA, duke nxitur interes të madh në rrjete sociale dhe media rozë.