Shqipëria është kualifikuar për në finalen e madhe të Eurovisionit 2025, falë performancës së fuqishme të grupit Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm”.
Në gjysmëfinalen e dytë të mbajtur mbrëmjen e së enjtes, Shqipëria u shpall si finalistja e dytë, menjëherë pas Norvegjisë që siguroi vendin e parë në këtë fazë.
Finalja e madhe e Eurovisionit do të zhvillohet të shtunën, ku Shkodra Elektronike do të përfaqësojë Shqipërinë përballë vendeve të tjera finaliste, në një garë që pritet me interes të madh si nga publiku shqiptar ashtu edhe nga ai ndërkombëtar.