Këtë lajm e kanë bërë me dije Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi e përmes një spoti shumë të veçantë, ku njoftojnë se reality-show rikthehet për sezonin e dytë në Kosovë më 20 tetor.
“Më në fund!!! Tejet i emocionuar! Jam absolutisht i lumtur të ndaj lajmin që fenomeni i rekordeve Big Brother VIP Kosova fillon të premten me 20 Tetor.
Shënoni datën sepse në ora 21:00 fillon argëtimi i vërtetë! Mezi pres të ndaj këtë udhëtim të paharrueshëm me të gjithë ju.
Do të jetë një karusel emocionesh, sfidash, pëplasjesh dhe miqësive të papritura.
- Advertisement -
Përgatituni për aventurën më të madhe të reality shout në televizionet tona”- shkruan Alaudini.