Ish-finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Egli Tako, ka ngjallur entuziazëm mes ndjekësve të saj me një paralajmërim të ri në rrjetet sociale. Postimi i saj i fundit është pritur mjaft mirë nga fansat, duke shtuar pritshmëritë për projektin e radhës.
Egli ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë këngën e saj të re, duke konfirmuar kështu rikthimin në skenën muzikore pas eksperiencës në reality show.
Në një video të publikuar në “Instastory”, këngëtarja shihet duke drejtuar makinën, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e saj e fundit, “Ty” – një bashkëpunim me këngëtarin Kelly, gjithashtu ish-banor i BBV 4.
Rikthimi i saj muzikor vjen në një moment kur Egli po shijon vëmendjen mediatike dhe mbështetjen e madhe nga publiku, pas përfundimit të suksesshëm të aventurës në “Big Brother VIP”.
- Advertisement -
