Në një moment të mbushur me emocion dhe dashuri, Egli dhe Gjesti kurorëzuan lidhjen e tyre në një ceremoni magjike në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.
Të rrethuar nga banorët, lot gëzimi dhe duartrokitje, ata i premtuan njëri-tjetrit dashuri të përjetshme. Një “PO” që pushtoi zemrat e publikut dhe e bëri këtë natë të paharrueshme për të gjithë.