Princesha e Dubait, Sheikha Mahra Bint Mohammed Bin Rashid Al Maktoum ka lansuar një aromë të re të parfumit të quajtur “Divorce” tetë javë pas ndarjes nga burri i saj, për të cilin ajo pretendoi se ishte “i zënë me shokët”.
30-vjeçarja zbuloi parfumin në një postim në Instagram, i cili shpejt arriti shumë klikime dhe lavdërime nga feministët, transmeton Klankosova.tv.
Postimi i Mahras shkaktoi valë tronditëse në të gjithë Emiratet e Bashkuara Arabe, me shumë njerëz që fillimisht besuan se llogaria e familjes mbretërore në Instagram ishte hakuar. Princesha e Dubait njoftoi divorcin tronditës në Instagram.
Çifti ishte i martuar për vetëm një vit dhe kanë një vajzë katërmuajshe.
- Advertisement -
Mahra është vajza e sundimtarit të Dubait dhe kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohammed bin Rashid Al Maktoum.