Ylli i njohur George Clooney dhe gruaja e tij, Amal Clooney, kanë nxjerrë në shitje vilën e tyre ikonike në Liqenin e Komos për një shumë marramendëse prej 100 milionë eurosh (107 milionë dollarë). Shitja shënon fundin e një epoke për çiftin, pasi kjo pasuri ka vlerë edhe sentimentale si vendi ku ata u njohën për herë të parë.
Thashethemet për qëllimet e George Clooney për t’u ndarë nga ‘Villa Oleandra’ kanë qarkulluar prej vitesh. Raportet u shfaqën për herë të parë në vitin 2010, me shqetësime për vëmendjen e vazhdueshme të paparacëve të tërhequr në zonë për shkak të pranisë së aktorit. Në vitin 2015, pak pas martesës së tij me Amal Clooney, këto thashetheme u rishfaqën, duke lënë të kuptohet se George po mendonte ta shiste vilën për t’i shpëtuar syrit të mediave dhe turistëve.
Sipas Page Six, i cili raportoi për herë të parë për shitjen, nxjerrja në shitje ishte jashtëzakonisht e mirëmenduar, e synuar për individë me vlerë të lartë neto, pa reklama publike apo mbulim nga shtypi. Aktori 62-vjeçar e bleu fillimisht vilën nga familja Heinz (pronarët e Pittsburgh Steelers) për 7 milionë dollarë në 2002. Nëse prona shitet diku afër çmimit të kërkuar, kjo do të nënkuptonte një fitim të konsiderueshëm për aktorin.
Liqeni i Komos ka qenë një vendstrehim i dashur për familjen Clooney. Ata janë parë shpesh duke shijuar pushimet në vendin mahnitës gjatë muajve të verës. Historia e dashurisë së çiftit filloi kur Amal vizitoi rezidencën e George në 2013, e prezantuar nga një mik i përbashkët. Romanca e tyre e stuhishme çoi në një martesë vetëm një vit më vonë, në 2014. Prona madje u zgjerua me blerjen e Villa Margherita ngjitur për të siguruar privatësinë. Vila u bë një strehë për çiftin, fëmijët e tyre binjakë, Alexander dhe Ella, dhe një vend grumbullimi për miqtë e famshëm, duke përfshirë ish-presidentin e SHBA Barack Obama, Princin Harry, Meghan Markle, Jennifer Aniston dhe Matt Damon.