Pas veprimit të bujshëm të këngëtarit Gjesti, i cili fshiu të gjitha postimet nga profili i tij në Instagram, një lëvizje e ngjashme ka ardhur edhe nga partnerja e tij, Egli Tako.
Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania 4” ka reduktuar ndjeshëm praninë e saj në rrjetin social, duke lënë vetëm shtatë postime aktive. Ajo ka hequr edhe fotografitë nga ceremonia e dasmës me Gjestin, gjë që ka shtyrë ndjekësit të aludojnë për një krizë apo ndarje mes çiftit, që vetëm pak javë më parë tërhoqi vëmendjen e publikut me historinë e tyre të dashurisë.
Për momentin, as Egli dhe as Gjesti nuk kanë konfirmuar apo mohuar në mënyrë zyrtare ndonjë ndarje. Deri atëherë, fansat e çiftit mbeten në pritje të një reagimi që do të sqarojë fatin e marrëdhënies së tyre.