David dhe Victoria Beckham janë, pa dyshim, një nga çiftet më të qëndrueshme edhe sot. Në vitet 1990, pak veta “vinin baste” për këtë marrëdhënie, pasi të dy ishin në maksimumin e tyre. Ai ishte yll futbolli dhe ajo yll i muzikës, por ia dolën t’i kapërcejnë të gjitha pengesat dhe duket se do të vazhdojnë të bëjnë këtë për një kohë të gjatë.
Këtë 4 korrik, çifti ka festuar. Dje ata kanë festuar asgjë më shumë dhe asgjë më pak se 24 vite martesë. Dhe siç pritej, ose jo, të dy kanë shkëmbyer mesazhe të përzemërta përmes rrjeteve të tyre sociale, ku grumbullojnë dy milionë ndjekës.
Pak orë më parë, David Beckham publikoi në llogarinë personale në Instagram një fotografi me Victoria nga fillimi i lidhjes së tyre, nga vitet 90-të. “Në këtë ditë, 4.7.99”, ka treguar datën e dasmës së tyre. “24 vite bashkë me gruan, mamin dhe partnerin më të mirë. Gëzuar përvjetorin, të dua shumë”, – ka shkruar ish-futbollisti së bashku me disa “emoji” të zemrës.
Pas disa orësh nga postimi kishte mijëra komente që uronin çiftin. Veç kësaj, më të vëmendshmit kanë dashur të vënë në dukje ndryshimin e madh që kanë pasur gjatë këtyre viteve, megjithëse pohojnë se Victoria është përmirësuar me kalimin e kohës.
- Advertisement -
Nga ana tjetër, Victoria ka dashur të publikojë përmes llogarisë personale në Instagram një video emocionuese të çiftit gjatë ditës së dasmës. Në këtë video mund të shihni se si prenë tortën e dasmës, së bashku me një mesazh për ish-futbollistin: “24 vite më parë. Të dua shumë!”
View this post on Instagram
A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)
Martesa – David dhe Victoria Beckham (Adams në atë kohë) u takuan për herë të parë në fillim të vitit 1997, me rastin e një ndeshjeje futbolli bamirësie. Duket se mes të dyve ishte dashuri me shikim të parë. Në vitin 1998, në fakt, ata shpallën fejesën e tyre zyrtare me një konferencë për shtyp, ndërsa vitin e ardhshëm, më 4 korrik 1999, ylli i Manchester United dhe këngëtarja e “Spice Girls” u martuan në kështjellën “Luttrellstown”, jo shumë larg Dublinit.
Fëmijët – Pak muaj para dasmës, më saktë më 4 mars 1999, David dhe Victoria ishin bërë tashmë prindër të të parëlindurit të tyre, Brooklyn Joseph. Disa vite më vonë, më 2002, familja u zgjerua përsëri. Më 1 shtator, në fakt, lindi një tjetër fëmijë, djali i dytë, Romeo James. Më 20 shkurt 2005, David dhe Victoria Beckham mirëpritën fëmijën e tyre të tretë, një djalë tjetër, të cilin ata e quajtën Cruz Beckham. Më 10 korrik 2011, më në fund vjen një vajzë: Harper Seven, emri i mesëm i së cilës është një referencë për numrin e fanellës që David ka veshur gjithmonë.
- Advertisement -
Ripërtëritja e zotimeve – Në vitin 2017, pothuajse 20 vite pas ditës së “PO” së tyre të parë, ish-futbollisti dhe stilistja vendosën të rinovonin betimet e tyre martesore me një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Londër. Lajmi u komunikua nga vetë David Beckham, i cili në një intervistë radiofonike për BBC tha: “Ishte një ngjarje shumë private. Ndodhi në shtëpinë tonë, ishin vetëm gjashtë persona”.
Tashmë vjehërr – David dhe Victoria Beckham tashmë janë bërë vjehërr mbi një vit më parë, sepse djali i tyre i madh Brooklyn u martua me trashëgimtaren Nicola Anne Peltz. Dy të rinjtë kanë shtuar mbiemrin e njëri-tjetrit dhe quhen Brooklyn dhe Nicola Peltz Beckham. Ka pasur shumë thashetheme për një marrëdhënie të keqe mes Nicola dhe Victoria, por të dyja janë përpjekur gjithmonë të duken mikesha të mira, madje kanë shkëmbyer urime publikisht përmes rrjeteve sociale për ditëlindjet e tyre.