Shkruan: Kujtim Hajdaj
Si ta definojmë lakmin për pushtet, dhe dashurinë për shtet?
A mund t’i synojmë të dyjat së bashku pa rënë në kundërshtim me idealin e lirisë dhe të demokracisë!?
Jo. Diktatura e demokracia nuk mund të jetojnë së bashku…, sepse sikur të ishte ashtu, e tërë historia e kaluar njerëzore do të ishte vetëm një iluzion: e pa parim dhe motivim për të ndërtuar një botë më të mirë për njerëzimin e lirë dhe të demokratizuar. Poqese do të donim njësoi – pa nuanca – pushtetin dhe shtetin, atëherë në botë s’do të kishte më vuajtje me burgje, internime dhe vrasje të njerëzve… and NO WAR ANYMORE…..!?
Se sa mund të duhet shteti, kjo mvaret parasegjithashë nga logjika e drejtë e funksionimit të pushtetit, e sjelljes dhe veprimit të tij në raport me qytetarët dhe shtetin e vet… Shembull (për fat të keq të shqipëtarëve) e kishim diktaturën komuniste në Shqipëri dhe atë jugosllave në Kosovë…, kur nteresat e atëhershme të pushtetarëve për pushtet dhe të bashkëkombasve të vet që synim e kishin lirinë dhe demokracinë për atdheun e vet, ishin diametrelishtë të kundërta njëra me tjetrën: të parët e donin me shumë pushtetin mbi fatkeqësinë e popullit të vet, të dytët e donin më shumë shtetin për ardhmërinë e vet.
- Advertisement -
Realishtë, asnjë shet në botë nuk mund të ekzistoi pa pushtet – atë duhet ta qeverisë dikush.., por shteti mund të ekzistojë pa pushtetar përjetësishtë të etshëm për diktatur dhe pushtet. Dhe kësi lloj pushtetarësh – fatkeqësisht – i kemi edhe sot në Shqipëri dhe Kosovë. Se sa mund ta domë shtetin tonë, kjo do të mvaret para se gjithash se çfarë pushteti do të votojmë dhe çfarë qeverisje do t’i ofrojmë vendit tonë.