Pushtimi rus i Ukrainës shërben si një kujtesë e zymtë se çështjet e pazgjidhura të Evropës mund të rindizen. Marrë pasur parasysh tensionin në rritje në Ballkan, Gjermania dhe Franca e kanë bërë zgjidhjen e problemeve të pazgjidhura mes Serbisë dhe Kosovës një prioritet kryesor për vitin 2023.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi një konfrontim në dhjetor 2022 për targat në veri të Kosovës ngjalli frikën e një konflikti të rinovuar në Ballkan. Disa serbë etnikë nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë arsye mijëra banorë në veri të Kosovës refuzojnë t’i përdorin targat e Kosovës. Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008, por Serbia vazhdon ta pretendojë territorin e Kosovës si të sajin.
Lexo Edhe:
Domosdoshmëria për ta gjetur një zgjidhje të qëndrueshme në vitin 2023 që mund të rezultojë në njohje reciproke midis dy shteteve, megjithatë, ka krijuar shqetësime të rëndësishme për shkak të shqetësimeve të një tjetër lufte të përgjakshme në Evropë. Presidenti rus Vladimir Putin është përpjekur t’i përshkallëzojë tensionet midis Serbisë dhe Kosovës për ta tërhequr vëmendjen nga lufta e tij në Ukrainë dhe për t’i forcuar marrëdhëniet e tij me Serbinë.
Në dhjetor të vitit 2022, për shembull, presidenti serb (dhe përfaqësuesi i Putinit në Ballkan) Aleksandar Vuçiq i miratoi hapur bllokimet e rrugëve pranë pikës kryesore kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila në mënyrë ironike u bllokua nga kamionët e dhuruar nga BE-ja.
- Advertisement -
Në fund të vitit 2022, Franca dhe Gjermania i emëruan të dërguarit e tyre specialë për t’u përfshirë me Serbinë dhe Kosovën dhe ata po e udhëheqin dialogun e lehtësuar nga BE-ja për ta zgjidhur mosmarrëveshjen midis dy vendeve. Marrëveshja e propozuar franko-gjermane ka nëntë nene dhe bazohet në një dokument të njohur si marrëveshja bazë e vitit 1972. Kjo u ndikua nga përvoja gjermane në zgjidhjen e çështjeve të ndjeshme kufitare pas Luftës së Dytë Botërore.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron besojnë se përvojat franceze dhe gjermane në zgjidhjen e çështjeve shumë të ndjeshme pas Luftës së Dytë Botërore mund ta ndihmojnë Serbinë dhe Kosovën t’i normalizuar marrëdhëniet mes vete. Kjo dyshe ka propozuar që Serbia dhe Kosova të krijojnë misione të përhershme, të cilat duken si ambasada, por funksionojnë në një nivel më të ulët, si pikënisje.
Pjesa më e rëndësishme e propozimit franko-gjerman është se “Kosova dhe Serbia duhet të nxisin lidhje të mira fqinjësore me njëra-tjetrën bazuar në të drejta të barabarta”. Kjo i vendos të gjitha palët në një pozitë të barabartë. Propozimi franko-gjerman ofron shpërblime financiare me një afat deri në pranverën e vitit 2023 dhe garanton që Franca dhe Gjermania do të përpiqen si për anëtarësimin e Serbisë ashtu edhe për anëtarësimin e Kosovës në BE.
Deri më tani Kosova ka qenë më e pranueshme ndaj qasjes franko-gjermane pasi kjo qasje heq një pengesë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, OKB-në dhe BE-në duke i dhënë mundësinë Kosovës që të njihet nga pesë vende të BE-së. Edhe pse propozimi franko-gjerman ofron investime të mëdha të BE-së në Serbi dhe mundësinë e një anëtarësimin të shpejtë në BE, qasja franko-gjermane për Serbinë ka qenë më pak e pranueshme.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, e ka kundërshtuar propozimin franko-gjerman, pasi i njëjti nënkupton se Serbia përfundimisht do të duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës. Kjo bie ndesh me themelin e karrierës së tij politike kur ai e deklaroi kundërshtimin e pavarësisë së Kosovës. Një sondazh i fundit zbuloi se shumica e serbëve janë kundër anëtarësimit të Serbisë në BE.
- Advertisement -
Francezët dhe gjermanët po vënë bast për t’a financuar Serbinë me para në këmbim që presidenti Vuçiq të mos kërcënojë një tjetër konflikt kufitar apo luftë në Evropë.
Që nga lufta brutale e Serbisë në Kosovë në vitet 1998-1999 dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nga Serbia, e cila kishte mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, marrëdhëniet mes dy vendeve kanë mbetur të tensionuara. Që nga viti 2011, kur BE-ja u përpoq ta fillonte një dialog midis Serbisë dhe Kosovës, pak progres konkret është bërë midis dy vendeve. Në këmbim të njohjes reciproke, BE-ja ka sugjeruar që të dy vendet të bëhen anëtarë të BE-së.
- Advertisement -
Një pengesë është se shumica e vendeve të BE-së janë kundër zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në Ballkan dhe pesë anëtarë të BE-së nuk e njohin Kosovën: Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia. Aftësia e BE-së për të vepruar si një ndërmjetës i besueshëm midis Serbisë dhe Kosovës është dobësuar për shkak se nuk ka një afat kohor të detajuar për anëtarësimin e dy vendeve.
BE-ja e ka humbur një pjesë të besueshmërisë së saj në Ballkan, për shkak të premtimeve të saj të papërmbushura ndaj Maqedonisë së Veriut. BE-ja fillimisht tha se do të fillonte negociatat e pranimit me Maqedoninë e Veriut në vitin 2018, por nuk e bëri këtë deri në vitin 2022, dhe më pas vetëm si rezultat i pushtimit rus të Ukrainës.
Lufta e Ukrainës e ka ripërqendruar vëmendjen e BE-së në Ballkan në përgjithësi, por për të arritur më shumë stabilitet në rajon, ajo nuk duhet t’i braktisë marrëveshjet për sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Në të kundërtën, një gjë e tillë do të shkonte vetëm në favor të fuqizimit të autokratëve në Ballkan, të tillësikurse lideri i Serbisë.